Maqedoni e Veriut, 393 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID-19

0

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 393 raste të tjera të zbuluara dhe 20 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi ka arritur në 193.846, ndërsa numri i viktimave në 6.783.

Vendi po ashtu ka regjistruar 397 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 176.278 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.785.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.311.162 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.974 teste të kryera brenda ditës së fundit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here