Maqedoni e Veriut, 399 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19

0

Shkup
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 399 raste të tjera të zbuluara dhe 17 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi ka arritur në 193.052, ndërsa numri i viktimave në 6.740.

Vendi po ashtu ka regjistruar 1.348 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 175.496 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10.816.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.305.039 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.337 teste të kryera brenda ditës së fundit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here