“2020-a projekte të tjera me palën turke”, Olta Xhaçka takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë

0
5

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Në një postim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Xhaçka thekson se “shpreha edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, pas tërmetit në lindje të vendit, 3 ditë më parë”.

“Njëherësh i përcolla ambasadorit, mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen që populli turk dha pas tërmetit të 26 nëntorit, që prej orëve të para e deri në vijim të procesit të rindërtimit”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

Ajo ka theksuar se viti 2020 do të shënojë të tjera projekte më palën turke, ku sipas saj, emergjencat civile mbeten kryefjala.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri ekipet e institucioneve të ndryshme të Turqisë mbërritën në Shqipëri për ndarjen e ndihmave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here