272 policë për ndeshjen “Skënderbeu” – “Partizani”

0

Policia e Korçës ka marrë masa për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit që luhet sonte në orën 19:00.

Duke filluar nga ora 16:00 datë 23.09.2017, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth Stadiumit “Skënderbeu”.

Gjithashtu do të merren masa për paralajmërimin dhe mbylljen e lokaleve, pikave të shitjes ambulante që kryejnë aktivitet përreth Stadiumit apo në lulishtet pranë tij.

Nuk do të lejohet lëvizja apo parkimi në rrugën drejt Pallatit të Sportit, në rrugën “Niko Kovaçi”, në shëtitoren “Rilindasit”, përpara hyrjes qendrore të Stadiumit, përveç atyre të përcaktuara nga autoritetet përkatëse të tij.

Në kryqëzimet dhe bulevardet kryesore të qytetit, do të ketë shërbime të shtuara Policie, për të shmangur bllokimin e trafikut të qytetit.

Në lidhje me këtë ndeshje, do të angazhohen në total 272 punonjës policie. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.  Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit.

Qytetarët të cilët janë pajisur me biletë, të marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here