28 – vjeçarja humb jetën pas lindjes

0

Një nëne e re ka humbur tragjikisht jetën këtë të hënë në qytetin e Vlorës.

Në një njoftim paraprak të sajin, policia thotë se 28 – vjeçarja me iniciale E.B ka humbur jetën në maternitet, pasi ka lindur foshnjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin rajonal të Vlorë, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Aktualisht, sqaron policia në njoftim, grupi hetimor sëbashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here