“4 miliard $ të hedhura në atmosferë”, NASA transmeton live vetëshkatërrimin e sondës në Saturn (VIDEO)

0

Sonda Cassini e nisur nga SHBA drejt Saturnit, pritet të vetëshkatërrohet.

Ky mision i NASA-s që kushtoi rreth 4 miliardë dollarë po përfundon pas 13 vitesh zbulime në planet.

Në 1997 sonda Cassini nisi udhëtimin nga Florida dhe në 7 vite ka udhëtuar 2 miliardë milje. Sonda do të hyjë në planet me një shpejtësi prej 120,000 km / h, dhe pritet të copëtohet shumë shpejt, shkruan “Daily Mail”.

Sondës me gjatësi 22 metra, e cila filloi misionin në vitin 1997, po i mbaron karburanti, kështu që hulumtuesit kanë zgjedhur ta përfundojnë misionin e saj.

Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë të mbledhin informacione të reja mbi përbërjen kimike të gazeve të Saturnit, pak para se Cassini të humbasë kontaktin me Tokën.

Dhe kështu sonda do të përfundojë ekzistencën e saj duke shkuar aty ku asnjë objekt tjetër nuk ka patur mundësi të shkojë: në atmosferën e Saturnit.

Cassini është pothuajse pa karburant dhe ky mision ka zgjatur përtej kohëzgjatjes së synuar. Për më tepër, mbajtja e saj në hapësirë rrezikon të ndotë një nga hënat e Saturnit – si Enceladus, një botë akulli që ka disa përbërës për jetën, ose Titanin, një hënë dinamike ku bie shi metani me mikrobe nga Toka.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here