5 bimët që na ndihmojnë të përqendrohemi

0

Natyra na dhuron ne mënyra të mrekullueshme shërimi me anë të bimëve, barërave, frutave dhe perimeve. Nëse kërkoni diçka që të kthjellojë mendjen tuaj dhe të shtojë përqendrimin provoni të kultivoni njërën prej këtyre bimëve në shtëpinë tuaj.

Përdorimi i tyre nuk është vetëm në fushën e gatimit, njëkohësisht aromat e tyre qetësuese na shtojnë energjinë, pakësojnë stresin, lartësojnë nivelin e kujtesës dhe bëjnë të mundur që të zotërojmë një gjykim të prerë.

  1. Borziloku: Gjethet e borzilokut janë rrethore, me majë dhe me aromë më se të theksuar. Bima e borzilokut i jep atmosferës ku gjendet aromë të ngjashme me mendrën dhe atë të trëndafilit.

Ndërkohë kur aroma e borzilokut shton aftësinë e mendimit dhe vendosjes, nga ana tjetër ndihmon në pakësimin e stresit. Studimet e bëra konstatojnë se aroma e borzilokut ngacmon dallgët beta të cilat shtojnë situatën e qëndrimit zgjuar në tru. Borziloku në përgjithësi përdoret për personat që janë të tensionuar dhe të nxehur në formën e terapisë aromatike. Fërkimi muskujve të tendosur me vaj borziloku të ëmbël heq lodhjen dhe tensionimin.

  1. Mendra: Mendra zotëron një aromë të njohur dhe të pëlqyer nga shumica e njerëzve. Aroma e prerë dhe e freskët e gjetheve të mendrës shton përqendrimin, fokusimin dhe kujtesën. Ndikimi i saj ngjan me atë të kafesë por nuk përmban kafeinë. Studimet e bëra tregojnë se nëse marrim aromën e mendrës për 30 sekonda një herë në 5 minuta do të lartësojë nivelin e kujtesës dhe do të përmirësojë gjendjen shpirtërore. Përtypja e gjethes së mendrës bën të mundur që aroma e mendrës të rikthehet përsëri në fyt dhe hundë.
  2. Dëllinja: Dëllinja zotëron një aromë të ngjashme me pemën e pishës, me një shije të hidhur dhe si të tymosur. Dëllinjat funksionojnë si pemë me aromë të ëmbël dhe si zgjues natyral në mëngjes. Aroma e dëllinjës pakëson lodhjen mendore dhe fizike, si dhe të fal energji.

Frutat e dëllinjës janë të njohura më shumë me veçorinë antiseptike që ndihmon në pakësimin e djegieve në kyçe dhe dhimbjes në muskuj, si dhe me veçorinë e ndalimit të gjakrrjedhjeve. Po ashtu ndihmojnë në funksionimin e sistemit të tretjes. Dëllinja luan një funksion të mrekullueshëm qetësues natyral mbi trupin dhe mbi mendjen.

  1. Rozmarina: Gjethet e rozmarinës kanë një aromë të prerë dhe të ngjashme me atë të drurit. Aroma e rozmarinës lartëson perceptimin mendor dhe kujtesën, madje mendohet se ka rol në shtimin e vetëbesimit.

Studimet kanë vënë në pah se rozmarina pakëson gjendjen e tensionuar, lodhjen, shqetësimin dhe joqartësimin e gjykimit. Rozmarina, duke zgjuar dallgët beta në tru, shton zgjuarsinë dhe duke ulur nivelin e kortizolit ul nivelin e stresit. Përveç kësaj kjo bimë lartëson nivelin e sistemit të imunitet, rregullon qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.

  1. Çaj mali: Gjethet e çajit të malit zotërojnë një aromë të mprehtë që shtojnë kujtesën dhe zgjuarsinë. Ndihmojnë në largimin e lodhjes fizike dhe stresit afatgjatë.

Thuhet se çaji i malit përshpejton shqisat, çliron trupin dhe i jep dituri mendjes. Gjethet e çajit të malit përmbajnë enzima dhe flavonoide të cilat ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve të shoqëruar me infeksione si gëlqerosja dhe astma.

Nëse çajin e malit do e përdorni si pjesë të ushqimit, në mënyrë që të ruajë vlerat ushqimore, duhet ta shtoni në ushqim në etapën e fundit, pra pak para se ta heqim nga zjarri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here