“8 orë në këmbë e me gomar çdo ditë”, mësuesja heroinë që jep mësim në Kërrabë

0

 
 

Iirije Hoxha është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për 4 orë nga Funari për në Kërrabë për të mbërritur në shkollë në orën 8.

Ajo e adhuron profesionin e saj, edhe pse për shkak të vështirësive, rruga që përshkon i rrezikon jetën.

Çdo ditë bëj 9 orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa nëse i bie këndej nga malet e bëj për 8 orë vajtje-ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin gurët dhe mund të më vrasin.

E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, thotë ajo për InfoElbasani.

Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here