96-vjet Republikë, festë e shënuar sot në Turqi(FOTO+VIDEO)

0
6

Turqia sot shënon 96-vjetorin e festës kombëtare, Ditën e Republikës.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë në kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan vizituan mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e shënimit të festës kombëtare të Ditës së Republikës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar.

Gjithashtu në Anıtkabir ishin të pranishëm shumë qytetarë.

Në mbarë vendin si dhe përfaqësitë e shtetit në mbarë botën me aktivitete të ndryshme sot festohet kjo ditë si festë kombëtare.

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë.

Në një votim që u zhvillua pastaj në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, një burrë shteti revolucionar, me një votim unanim u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë.

Që atëherë, Turqia çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here