A do të ulet në tryezë me Edi Ramën? Ja si përgjigjet kryedemokrati Basha

0

rama basha3

Pasi kryeministi Rama i kujtoi kryedemokratit Lulzim Basha marreveshjen e 18 majit, lideri i PD eshte pergjigjur sot, se opozita ka projektin e saj.

Duke iu pergjigjur interesit te medias per kete ceshtje, Basha ka theksuar se lidhur me Reformen Zgjedhore opozita do te vijë pas një procesi konsultimi me aleatët politikë dhe me faktorët e tjerë shoqërorë.

“Me një konsultim me qytetarët që t’i japim Shqipërisë një sistem zgjedhor, i cili vë në qendër qytetarin, jo bandat, jo kriminelët dhe jo oligarkët”- theksoi ai.

Pyetjes nese do te pranoje të ulet në një tryezë me Edi Ramën për Reformën Zgjedhore, kryedemokrati i ka dhene kete pergjigje:

Unë jam ulur e me siguri do të ulem edhe me pasardhësin e Edi Ramës. Nuk është ky problemi. Problemi është, a do të zgjidhim diçka dhe kjo varet tërësisht nga qendrimi që Edi Rama do të mbajë ndaj procesit deformues të 25 qershorit. Nese zgjedh, si ka zgjedhur deri më sot, të mbyllë sytë para faktit që ka një mazhorancë fiktive e cila nuk ka dalë nga vullneti i shqiptarëve, nga vota e ndershme e shqiptarëve, atëherë kursi tjetër është kursi i përballjes, dhe për këtë Partia Demokratike dhe aleatët, janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here