A e dini se arrat sherojnë 1001 sëmundje?

0

Mjaftojnë vetëm 5 kokrra arra në ditë. 5 të tilla zhdukin disa lloje sëmundjesh, si dhe janë të mjaftueshme në shërimin e një mijë e një sëmundjeve.

Pasi të lexoni këtë shkrim nuk do të neglizhoni përdorimin e arrës, me siguri do të tregoni kujdes që ta konsumoni çdo ditë.

E mbron trurin ndaj degjenerimit të lidhur me shpërqendrimin, harresën dhe plakjen.

Mbi të gjitha e forcon dhe e mbron trurin ndaj ndikimeve negative që vijnë bashkë me plakjen. Por, si?

Këtë e realizojnë acidet e larta që gjenden brenda saj. Pakëson shpërqendrimin. Parandalon harresën. Ka mjaft studime shkencore që bëjnë të ditur se pakëson simptomat e sëmundjes Alzheimer.

Ul nivelin e kolesterolit negativ dhe lartëson nivelin e kolesterolit pozitiv.

Sipas një studimi shkencor i publikuar në revistën mjekësore New England bëhet e ditur se niveli i kolesterolit negativ i personave që hanë arra është më i ulët se i personave që nuk hanë.

Pakëson stresin. Ju qetëson.

Arra në veçanti pakëson shqetësimet fizike që burojnë nga stresi. Ngaqë arra pakëson reagimin që trupi jep ndaj stresit dhe zhduk efektet anësore që formohen në lidhje me stresin.

Mos neglizhoni konsumimin e arrës për shëndetin e flokut, lëkurës dhe thonjve.

Lëndët që gjenden tek arra forcojnë thonjtë. Mundësojnë që flokët t’i kemi më të ndritshme. Bën të mundur që lëkura jonë të shndrijë.

Pra shkurtimisht acidet yndyrore të pangopura dhe acidet yndyrore omega-3 krijon mrekulli në pamjen tuaj.

Dieticienët iu këshillojnë “arrën” atyre që duan të humbin peshë.

Arra, e cila bart acide yndyrore të pangopura, parandalon bllokimin e damarëve dhe ndikimet negative të yndyrërave të pangopura. Zotëron rëndësi jetësore në aspekt të funksionimit të rregullt të trupit.

Përveç kësaj kur konsumoni arra do të thotë që keni përfituar ushqim të shëndetshëm për trupin tuaj. Përdorimi i arrës bën të mundur që të ndieheni të ngopur. Kështu do t’ju marrë uria me vonesë.

Konsumoni vetëm 5 arra në ditë

Mos e teproni në konsumimin e arrës gjatë ditës. Hani vetëm 5 arra në ditë, kjo do të mundësojë që të merrni të gjitha materialet e nevojshme për gjatë gjithë ditës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here