A janë demokracitë më të ndjeshme ndaj pandemive?

0
6

Pandemia e koronavirusit, ka shkaktuar deri tani më shumë se 2 milion të vdekur. Kjo shifër është shumë më e lartësesa numri i njerëzve që vdesin çdo ditë në të gjithë botën nga aksidentet rrugore apo AIDS. Dhe të paktën në Evropë, kriza nuk ka përfunduar. Shkalla e vdekjeve është akoma e lartë, dhe mjekët janë të detyruar që të zgjedhin se cilët pacientë do të kenë prioritet për t’u trajtuar. Nga ana tjetër, disa vende të Azisë Lindore, duket se po përballen më mirë me pandeminë. Aty numri i infeksioneve dhe shkalla e vdekshmërisë është dukshëm më e ulët.

A po ndodh kjo për shkak të kulturave të tyre Konfucianiste, ku disiplina dhe e mira kolektive, janë më të rëndësishme sesa liritë individuale? Apo për shkak se ato kanë një mbrojtje të kufizuar të të dhënave, gjë që e bën edhe më të lehtë gjurmimin?

A luan një rol forma e qeverisjes?

Politologët kanë debatuar shpesh muajt e fundit, nëse një demokraci apo autokraci është më efektive në luftimin e koronavirusit të ri. A janë demokracitë më të ndjeshme ndaj epidemive? A është ndoshta një gjë pozitive që virusi shpërtheu për herë të parë në Kinë dhe jo në Shtetet e Bashkuara, pasi një regjim autoritar ka kompetenca më të gjëra?

Nëse u hedhim një sy shifrave, nga 20 vendet me normat më të larta të infeksionit, 8 janë demokraci (Shtetet e Bashkuara, India, Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Gjermania dhe Republika Çeke), 11 janë të ashtuquajturat “demokraci me të meta” (Brazili, Rusia, Turqia, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Polonia, Peruja, Ukraina, Afrikae Jugut, Indonezia) dhe vetëm një Irani, është autokraci. Por është gjithashtu i vërtetë fakti që regjimet autoritare, e kanë zakon që të fshehin faktet apo ngjarjet e papërshtatshme. Për shembull mund të ndodhë që disa autokraci mungojnë në këtë listë, pasi ato nuk po i raportojnë si duhet infeksionet e tyre me Covid-19.

 

Përveç kësaj, edhe më interesant është numri i madh – midis vendeve me normat më të larta të infeksionit – i demokracive “me të meta”apo “jo-liberale”. Këto janë terma që përdorin politologët për të përshkruar vendet me një mungesë (të qëndrueshme) të lirive dhe të drejtave politike apo elementeve kushtetuese (në raste individuale, dallimi midis një demokracie me të meta dhe një autokracie, nuk është gjithmonë i qartë).

Natyrisht kjo mund të jetë një rastësi. Por mund të ketë edhe një lidhje shkakësore midis formës së qeverisjes së një vendi, dhe performancës së tij në luftimin e pandemisë. Për shembull, ne dimë nga studimet empirike, se shtetet demokratike kanë të mira publike më cilësore(si infrastruktura shëndetësore) sesa vendet autokratike. Në një studim që mori si shembull Kenian, studiuesit Antoine Marsaudon dhe Josselin Thuilliez, zbuluan se një demokraci ka tendencë të jetë më efektive se një autokraci në luftimin e virusit HIV. Arsyeja është se qytetarët në një vend demokratik, kanë një qasje më të mirë në informacion përmes mediave të lira, dhe janë më të vetëdijshëm për metodat e mbrojtjes nga HIV.

Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që kur një vend bëhet demokraci, bie shkalla e infektimit me HIV. Por një person që jeton në demokraci, ka një rrezik më të ulët të infektohet nga ky virus. Dhe gjithashtu është më pak i rrezikuar nga uria. Ekonomisti indian Amartya Sen, tha në një rast se në demokracitë funksionale nuk ka kurrë uri. Qeveritë demokratike duhet të fitojnë zgjedhjet, ndaj ato kanë një motivim më të fortë për të shmangur katastrofat humanitare. Nga ana tjetër, një udhëheqës autoritar mund të injorojë vuajtjet e njerëzve, pasi ai ose ajo nuk ka nevojë të rizgjidhet (shihni për shembull Korenë e Veriut, atje ku një keq-menaxhimi i ekonomisë ka çuar në një mungesë serioze ushqimore për dekada me radhë).

Dëshmitë që demokracitë janë përgjithësisht më të afta se sa autokracitë në menaxhimin e krizave, mund të gjenden edhe tek nivelet e ulëta të vdekshmërisë së fëmijëve. Kjo nuk do të thotë që regjimet e veçanta autokratike, janë gjithmonë më keq se demokracitë kur bëhet fjalë për të mirat publike.
Për shembull, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve në Indinë demokratike, është shumë më e lartë se sa në Kinën autokratike. Por ndërkohë autokracitë vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Në një studim të epidemisë së SARS-it në Azi, sociologu Cong Cao shkroi se regjimet autoritare krijojnë mënyra të përhapjes së informacionit që anon në favor të tyre, gjë që u jep mundësinë burokratëve që të përhapin gënjeshtra ose ta shtypin të vërtetën.

LEXO EDHE: Loja e fajit me vonesat në shpërndarjes vaksinave/ Pse BE po tregohet kaq e ngathët?
Në shkurtin e vitit 2003, një mjek i kërkoi qeverisë lokale në Guangdong që të bënte publik informacionin për epideminë. Atij iu mbyll shpejt goja, autoritetet nuk donin që të dilte ndonjë informacion. Për pasojë, Pekini humbi shumë kohë të vlefshme. Tani historia është përsëritur: Mjeku kinez Li Wenliang, që u përpoq të paralajmëronte njerëzit për koronavirusin që në ditët e para të epideminë në Vuhan, u arrestua nga policia, dhe më vonë vdiq nga Covid-19.
Ka shumë të ngjarë që veprimet e qeverive autokratike, ta përshpejtojnë përhapjen e koronavirusit. Ish-presidenti amerikan Donald Trump, veproi vetë si një autokrat, kur e neglizhoi në fillim ashpërsinë e virusit, dhe rezultati ishin nivelet e larta të infeksionit në Shtetet e Bashkuara.

 

Është interesante që Evropa u prek shumë pak nga virusi SARS, me vetëm disa raste në Gjermani. Është e vërtetë që në vitin 2003, kishte shumë më pak udhëtime ndërkombëtare për ta përhapur virusin. Por faktori vendimtar në luftimin me sukses të tij, ishte ai qëmjekët ndanin informacione me njëri-tjetrin.
Kjo tregon që transparenca dhe shkëmbimi i informacionit, janë armë shumë efektive në luftën kundër pandemive. Por është gjithashtu e vërtetë, që me pandeminë aktuale, edhe demokracitë liberale janë detyruar të përdorin disa masa më autoritare.

Për të frenuar përhapjen e virusit, ata kanë kufizuar të drejtat themelore, duke i urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Por kohët e dëshpëruara, kërkojnë edhe masa të dëshpëruara. Politologu amerikan David Stasavage, shkroi në një ese se autokracitë dhe demokracitë përballen me sfida shumë të ndryshme në një pandemi. Çështja nuk është se cili sistem është më i mirë në menaxhimin e krizës, por cilat janë avantazhet e dizavantazhet e secilit prej tyre. Në një autokraci, shteti mund të veprojë me vendosmëri, pa ndonjë pengesë institucionale. Por ekziston gjithashtu rreziku i shtypjes së informacionit.
Në një demokraci, informacioni qarkullon më lirshëm, por është më e vështirë të vendosësh masa të rrepta. Për Stasavage, problemi kryesor është si të vlerësohen rreziqet. Në janar 1976, kur ushtarët në bazën ushtarake amerikane Fort Dix nisën të sëmuren nga një virus gripal, publiku u përfshi nga frika e një Gripi të dytë Spanjoll.

Rritja e numrit të infektimeve me Covid/ Ky shtet merr masa shtrënguese, mbyllen shkolla dhe biznese

Pastaj presidenti i SHBA-së Gerald Ford urdhëroi vaksinimin në masë. U prodhua dhe miratua shpejt një vaksinë. Pas raporteve mbi sëmundshmërinë dhe vdekjet e lidhura me vaksinimin, popullata u bë skeptike. Frika nga vaksina ishte më e madhe se sa frika nga virusi. Gripi i derrit rezultoi të ishte i padëmshëm, pasi virusi nuk ishte larguar kurrë nga baza ushtarake. Programi i vaksinimit, që kushtoi 135 milion dollarë, ishte një katastrofë politike dhe ekonomike. Ford nuk u rizgjodh më president. Ky rast tregon se sa e vështirë është për udhëheqësit politikë që të vlerësojnë me saktësi kërcënimet.

Ekziston një diferencë e vogël midis alarmimit dhe minimizimit të rrezikut. Aktualisht qeveritë në mbarë botën po përballen me sfida më të mëdha, po të kihet parasysh numrin në rritje i atyre që janë kundër vaksinave, si dhe përhapja e lajmeve të rreme në internet. Shumë vende kanë miratua rregullore të rrepta kundër përhapjes së informacionit të rremë në lidhje me Covid. Në Iran, qytetarët e shpallur fajtorë për përhapjen e informacionit të rremë përballen me 3 vjet burg ose fshikullim me kamxhik. Por nuk janë vetëm regjimet autoritare apo demokracitë më të meta që po i kufizojnë të drejtat themelore.
Edhe demokracitë liberale po konsiderojnë kufizimet e hapura ndaj lirisë së shprehjes në mënyrë që të luftojnë koronavirusin. Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për ndëshkim me gjobë apo dënime edhe më të ashpra për njerëzit që përhapin lajme të rreme ose gjysmë të vërteta.

Pra “virusi” i sundimit autokratik, ka nisur që të “infektojë”edhe demokracitë liberale. Dilema me të cilën përballen demokracitë, është se ato duhet të qëndrojnë demokratike në mënyrë që të jenë rezistente në këtë krizë, por nga ana tjetër edhe ato duhet të veprojnë në një mënyrë autokratike.
Nëse është e vërtetë që demokracitë ofrojnë shërbime themelore më të mira për qytetarët, çmontimi i lirive civile, do të çonte përfundimisht në nivele më të larta të vdekshmërisë. Tek e fundit është provuar se më shumë njerëz vdesin në autokraci sesa në demokraci. Prandaj liritë civile, janë ende mbrojtja jonë më e mirë kundër koronavirusit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here