A ju kishte shkuar ndërmend se do të rikthehej trendi i telefonave me kapak? Samsung na kthen pas në kohë

0
4

Ceremonia Oskar këtë vit erdhi me shumë surpriza, por jo të gjitha kanë të bëjnë me botën e filmit. Teknologjia është një tjetër sektor në të cilën ajo na habiti.

Një reklamë 30-sekondëshe nga Samsung gjatë shfaqjes ishte mjaft surprizuese. Kompania zbuloi prodhimin më të ri të saj; Galaxy Z Flip. Reklama e shkurtër tregon telefonin duke u përdorur dhe asgjë më shumë.

Ky telefon i ri duket se do të na çojë mbrapa në kohë me aftësinë e tij për tu përthyer, e cila na kujton telefonat e dikurshëm me kapak.

Në pamje të parë pajisja duket njësoj si çdo smartphone tjetër. Por ai mund të paloset. Kjo alternativë e tij duket se është për të përmirësuar eksperiencën telefonike, sidomos gjtaë thirrjeve me video.

Më pas telefoni mund të kthehet në gjendjen e mëprashme sipas nevojës së përdoruesit.

Ende nuk dihet shumë për të. Çmimi, data e nxjerrjes në treg apo aspekete të reja rreth telefonit janë të fshehura. Më shumë pritet të merret vesh sot në eventin që Samsung organizon për informimin e klientëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here