A ka skenar për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore? Rama flet për “zonë të kufizuar” në vijën bregdetare

0
6

“Nuk ka arsye për të bërë një shtyrje të përgjithshme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”. Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Edi Rama, duke shtuar se në fakt po ekzaminohet ideja e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare. Zonë, nga e cila do të përjashtohen zonat urbane, e mund të përfshihen vetëm zonat e plazheve.

“Po ekzaminojmë idenë e një zonë të kufizuar vetëm në vijën bregdetare për të pasur gjatë sezonit të verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja. Nëse nuk do të kemi shtyrje të përgjithshme, por një zonim në vijën bregdetare pa përfshirë zonat urbane, pra jo në Durrës, por në plazhin e Durrësit, plazhin e Vlorës, Velipojës, është diçka që po e studiojmë se do të ishte ndihmëse. Sot ka përfunduar platforma për aplikimin online për administrimin e plazheve, do të bëjmë atë që duhet për të mos lejuar pushtimin e plazheve publike dhe mbylljen e hapësirave për njerëzit për të shkuar pa qenë të detyruar të përballen me tarifa, e çmimeve e gjoba. Ne nuk  do e fshijmë fare administrimin privat por do të ketë kushte, për një siperfaqe të caktuar por edhe për një numër të caktuar shezllonesh, për të cilat kërkuesi do të përgjigjet para ligjit”- tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here