A ka ‘vdekur’ marrëveshja me Ramën? Basha: Se kam aleat, por…

0

Image result for takimi rama basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish marrëveshjen e 18 majit që u arrit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Ai ripërsëriti edhe njëherë deklaratën e pak ditëve më parë të bërë në Kuvend se kjo marrëveshje ka ‘vdekur’, ndërsa shtoi se Ramën nuk e sheh si aleat, pasi sipas tij ai është vet problemi.

“Ti themi gjërat si janë. Kjo qeveri nuk do ishte qeveri pa milionat e drogës. Marrëveshja e 18 majit u vra nga Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit, objekti i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Secili do jetë reagimi i Ramës do e shohim. Ai blen dhe manipulon. Ndaj ne nisëm rrugëtimin tonë, pasi Rama u rreshtua edhe kësaj radhe në anën e atyre që ua mohojnë qytetarëve të drejtën, përmes dhunës kriminale dhe blerjeve. Ndaj e llogarisim Ramën jo si aleat, por vetë problemi. Ndaj jemi vendosur që të bëjmë këtë aleancë jo vetëm me demokratët, por edhe qytetarët”, tha Basha. 

Partia Demokratike depozitoi sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, pasi shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik.

 

Pas këtij momenti, kryedemokrati Lulzim Bashan sqaroi se është i hapur për çdo model, por vuri tre kushte që sipas tij janë jetike.

“Sa kohë që qeveria nuk vjen nga vota e ndershme, por nga vota e marrë me paratë e drogës dhe krimit nuk i shërben njerëzve por këtyre grupeve. Ne jemi të hapur për çdo model për çuarjen përpara të reformës zgjedhore, por duhet të plotësohen tre kushte: Votim elektronik dhe numërim elektronik, të ulet roli i kryetarëve dhe partive dhe të forcohet roli i qytetarëve në këtë proces”,- sqaroi ai.

Sa për votën e emigrantëve, kreu i PD-së, tha se nuk do lejojmë të kthehet në një fasadë për të mbuluar një dramë të madhe. “Kjo qeveri nuk iu ofroi këtë të drejtë atyre që jetojnë këtu, jo më atyre që jetojnë jashtë vendit”, deklaroi Basha.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here