Disa mund të vënë në lojë përdoruesit e rrjeteve sociale për adoleshentë, por një studim i ri tregon se përdorimi i aplikacionit për shpërndarjen e fotove Instagram mund të forcojë afërsinë e miqësive duke parandaluar depresionin.
Studiuesi Eline Frison nga Universiteti Leuven në Belgjikë thotë se përdoruesit e rrjeteve sociale kanë një mirëqenie më të lartë se ata të cilët nuk përdorin rrjetet sociale.
Kjo nxit afërsinë me miqtë pasi perceptimi se ata ndjehen pranë miqve të tyre i bën ata më të vlerësuar duke iu larguar simptomave depresive dhe vetmisë.
Të gjithë të rinjtë që e përdorin Instagramin janë të stimuluar nga ndjenja e kësaj afërsie duke i ndihmuar ata të bëjnë një jetë të qetë dhe të lumtur.
Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur në Konferencën Ndërkombëtarë të Komunikimit në San Diego Kaliforni.