Ahmetaj: Reforma, kornizë e mirë ligjore për forcimin e administratës publike

0

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit tha se, “administrata publike përbën themelet mbi të cilat zbatohet çdo reformë me ndikim në zhvillimin e vendit”.

Ahmetaj theksoi se, “reforma në administratën publike e ndërmarrë gjatë viteve 2020-2021, ka krijuar tashmë një kornizë të mirë ligjore, që përbën bazën e strategjisë 7-vjeçare, për forcimin e administratës publike duke rritur cilësinë e ofrimin të shërbimeve ndaj qytetarëve”.

Sipas tij, falë bashkëpunimit me të gjitha institucionet përgjegjëse, deri tani janë vënë në zbatim gati 100% e aktiviteteve.

“Për sa i takon shërbimit civil dhe burimeve njerëzore si një nga komponentët themelore të kësaj reforme sot kemi një kuadër ligjor të plotë të qartë që e kanë bërë shërbimin civil më tërheqës për profesionistët dhe më eficient në shërbim të qytetarëve”, theksoi zv.kryeministri Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje se progresi dhe reforma në administratën publike është vlerësuar edhe në raportet e partnerëve ndërkombëtarë.

Raporti i nëntor 2021, i SIGMA OECD-së e vlerëson Shqipërinë maksimalisht në këtë drejtim tha Ahmetaj, teksa renditi që pikët më maksimale në këtë raport i adresohen procedurave të përzgjedhjes së punësimit dhe përmirësimit të pyetjeve për të intervistuarit si dhe automatizimit të procesit të rekrutimit.

Ahmetaj tha se, janë hartuar modulet dhe manualet përkatëse sipas standardeve më të mira për punësimin dhe matjen e performancës në punë. 30.6% e pozicioneve të punës janë realizuar përmes lëvizjes paralele.

Gjithashtu vijoi ai, punësimi i ekselentëve në administratën publike është tashmë një praktikë e konsoliduar. Nga fillimi i kësaj iniciative janë punësuar 694 studentë ekselentë. Ndërsa 434 studentë ekselentë fituan statusin e nëpunësit civil.

Ahmetaj bëri të ditur se, në fund të vitit 2020-20211 kishin online 821 struktura institucionesh dhe informacion për dosjet e 61 265 të punësuarve. Gjithashtu mbi 6 721 të punësuar janë trajnuar nga ASPA dhe mbi 5 mijë të tjerë janë trajnuar në kuadër të programit IPA.

“Për sa i përket vendimeve të gjykatës administrative, janë 86 vendime të formës së prerë të ekzekutura. Për vitet 2014-2021, janë zbatuar 361 vendime dhe mbeten edhe 94 vendime. Ndërsa për sa i takon rritjes së pagave kjo është tashmë histori e konsoliduar e qeverisë sonë”, deklaroi Ahmetaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here