Aksident hekurudhor në Athinë, një i vdekur, 2 të plagosur

0

Një aksident hekurudhor në Athinë ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 2 të plagosur mëngjesin e kësaj të marte. Sipas mediave greke, një makineri e specializuar për të pastruar linjat elektrike të hekurudhës, doli nga kontrolli dhe u përplas rreth orës 05:00 me vagonat e një treni, ku mbeti i vdekur punëtori 41-vjeçar dhe dy të tjerë u plagosën.

Kjo makineri kishte shfaqur dëmtime në frena dhe për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej përfundimisht me një vagon që ishte lënë në stacionin Agios Nikolaos për të ndalur rrjedhën e trenit.
Për shkak të aksidentit hekurudhor, itinerari i qarkullimit të trenave është ndryshuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here