Aksident i rëndë në Angli, 4 të vdekur e dhjetra të plagosur (VIDEO)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Angli, me pasojë vdekjen e katër personave. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën “M5”, në jug të Gloucestershire, Avon and Somerset, ku janë përfshirë disa automjete.

Policia ka deklaruar se përplasja mes mjeteve ka ndodhur midis kryqëzimit 16 pranë Almondsbury, në jug të Gloucestershire, dhe kryqëzimit 14 pranë Falfield.

“Mjerisht, të paktën katër njerëz kanë vdekur,” tha policia.

Ndërkohë, pas aksidentit policia ka mbyllur autostradën në të dy drejtimet e lëvizjes.

Nga aksidenti i ndodhur në një nga autostradën më kryesore të ishullit, dhe ky aksident ka sjell edhe një trafik të rënduar duke lënë të bllokuar mijra makina. 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here