Aksident i rëndë në Pogradec, përplasen 3 makina, shënohen 3 të plagosur, mes tyre një polic

0
4

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në qytetin e Pogradecit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se nga informacionet e para bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dukë shënuar kështu 3 te plagosur, por pa pasoja për jetën.

Sipas burimeve,një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie, në momentin që është përplasur nga prapa nga makina Ford. Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni. Polici ndodhet jashtë rrezikut.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje. Aksidenti ndodhi tek tuneli panoramik.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here