Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përplaset me 3 makina

0

 FOTO/ Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përplaset me 3 makina. Rëndë në spital

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën transballkanike në ytetin e Vlorës. 

25 – vjeçari Demir Koci udhëtonte me makinën e tij, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me automjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë. 

Si pasojë e goditjes, e cila ka qenë mjaft e fortë, i riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar të tjerë, ndërsa të paktën 3 automjetet e parkuara janë shkatërruar thuajse tërësisht

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here