Aksident në Fushë-Krujë, makina del nga rruga dhe përplaset me një mur rrethues, plagoset shoferi

0

Një aksident është regjistruar sot në Fushë-Krujë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.

 

Burime zyrtare bënë me dije një automjet me drejtuesin shtetasin me inicialet G. R., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here