Aksident në Greqi/ Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë 51-vjeçari shqiptar

0

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti rrugor. Mediat greke bëjnë me dije se viktima ka humbur kontrollin e makinës të cilën drejtonte duke rënë në një gropë 4 metra të thellë duke rezultuar fatale për të.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara e favorizuar edhe nga rreshjet e shiut.

51-vjeçari ka qenë banor i Miçoit, Akaia.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here