Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

0

Një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në Bulqizë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të mërkure ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

 

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ende nuk dihet fati i personit që ka mbetur i bllokuar në galeri, nëse është ende gjallë apo jo.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here