Aksident pranë bibliotekës në Vlorë, motori përplaset me biçikletën, 1 i plagosur

0
3

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja u regjistrua pranë bibliotekës “Shefqet Musaraj” në Vlorë.

I plagosuri po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur me një motor.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here