Aksident tragjik në Kosovë, vdesin 2 shqiptarë

0
1

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në Kosovë, pasi janë përfshirë në një aksident të rëndë.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Peqan në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa thuhet se 4 persona kanë mbetur të plagosur, 1 shumë rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here