Aksidenti i autobusit në Bullgari, Turqia me mesazh ngushëllimi

0

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të autobusit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë së Veriut që është aksidentuar në Bullgari.

Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se është mësuar që kanë humbur jetën shumë persona si pasojë e aksidentit të një autobusit me targa të Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit Pernik.

Nga MPJ-ja turke është shprehur ngushëllim për familjet e atyre që humbën jetën si pasojë e ngjarjes tragjike, për qeverinë dhe popullin Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u është uruar shërim të shpejtë.

Sipas informacioneve të fundit, 46 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, përfshirë 12 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë autobusin e aksidentuar në rajonin e fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në perëndim të Sofjes.

Bëhet e ditur se autobusi dje është nisur nga Stambolli dhe rreth orës 21:00 ka hyrë në Bullgari./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here