Dëshironi të ndiqni live aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayışman? Ja programi ku mund ta ndiqni…

0
10

Aktori turk, Tolgahan Sayışman është shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar si me rolet e tij në telenovelat e shumta, ashtu edhe për shkak se bashkëshortja e tij është gjithashtu një modele shqiptare dhe e dashur për publikun shqiptar.
Aktori i njohur Tolgahan, përpos afrimitetit me publikun shqiptar, njëkohësisht është edhe i afërt me Shqipërinë. Përmes nismave të shumta ai ka marrë pjesë në shumë fushata sensibilizuese të OJF-ve të ndryshme si dhe fushata bamirësie.
Tolgahan mund ta ndiqni nesër më datë 28 maj në orën 20:00 si i ftuar i Institutit Yunus Emre në Tiranë. Për shkak të situatës së Covid-19 aktori nuk do të mund të jetë prezent fizikisht në Tiranë, por do të ketë mundësi të jetë përballë fansave të tij shqiptarë përmes transmetimit live në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram (@Yeetiran).

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here