Aktorja e njohur shqiptare reagon për herë të parë pas dyshimeve për divorc

0
4

Prej disa ditësh është përfolur se aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin. Gjatë gjithë këtyre ditëve, Rudina preferoi të heshte, por sot ka qenë momenti që edhe ajo ta thotë më në fund fjalën e saj.

“S’e kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe do iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për kështu, kështu, kështu…‘ . Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë”, tha Rudina dhe shtoi: “Kam zgjedhur të mos flas fare. Nuk dua të flas tani, por patjetër që do flas në një moment”.

Rudina u shpreh se ndihet shumë e lumtur për momentin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here