Akuza e rëndë: Ja nga kush ishte porositur vrasja e Enver Malokut, u krye në bashkëpunim me…

0
27

Sot janë bërë 22 vite që nga vrasja e kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës, Enver Malokut.

Sot janë bërë 22 vite që nga vrasja e kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës, Enver Malokut.

Ishte 11 janari i vitit 1999, kur pak metra prej banesës së tij, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

E vajza e Malokut, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, në 22 vjetorin e vrasjes së babait të saj ka kërkuar edhe njëherë drejtësi.

Gjatë dhe pas luftës janë kryer vrasjet me motive politike të disa prej figurave më të shquara të Kosovës, që ishin zyrtarë të lartë të LDK-së. Ka disa vjet, që vrasjet politike ndodhin në Kosovë nëpërmjet linçimit dhe diskreditimit “ad hominem” nëpër rrjetet sociale dhe ky fenomen pastaj rrëshqet shpeshherë edhe në medie. Pra, sot, askush nuk ka nevojë të drejtojë armën ndaj një figure publike sepse kundërshtarët e vrasin atë nëpërmjet metodave të tjera, kryesisht propagandistike, ku shfrytëzohen ushtritë e rrejshme të rrjeteve sociale, për ta sulmuar kundërshtarin politik apo ideologjik pa fakte, pa argumentet e nevojshme dhe pa analizë të çështjes, vetëm se ai nuk mendon si ata”, ka shkruar Maloku në Facebook.

“Sot, kur unë kujtoj vrasjen e Babit tim, para syve të mi, dua t’u bëj thirrje nga zemra të gjithë të rinjve që të mos bëhën pjesë e këtyre makinerive për linçimin e dikujt, por, të përpiqen të dëgjojnë argumentet e palëve për secilën temë që u intereson. Sulmet personale, në rrjete sociale, ndaj fjalës së lirë, pra, ndaj dikujt që mendon ndryshe, ndaj atyre që besojnë në kauza të caktuara e dëmtojnë demokracinë. E prishin imazhin tonë. E polarizojnë shoqërinë. Kjo që po ndodhë qe disa vjet në Kosovë, në raport me trajtimin e figurave publike, është fillimi i instalimit të një sistemi autoritar dhe për Kosovën është tepër e rrezikshme. Propaganda u ndihmon njerëzve që ta gënjejnë veten më mirë. Shikojeni të vërtetën në sy dhe bëhuni ushtarë të saj. Kosova nuk meriton vrasje të tjera”, ka shkruar ndër tjerash deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku.

Për vrasjen e Enver Malokut, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

“Vrasja e gazetarit dhe publicistit Enver Maloku para 22 viteve, vlerësohet të jetë si një nga vrasjet më të rënda që ka goditur lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga okupimi serb dhe pavarësinë e Kosovës, në kohën kur veç çështja e Kosovës kishte marrë preokupimin e fuqive më të mëdha botërore, dhe kjo falë edhe aktivitetit të pashoq të gazetarit Maloku dhe punës së tij në QIK, që sensibilizoi opinionin kombëtar e ndërkombëtar mbi zhvillimet e ngjarjeve të asaj kohë në Kosovë dhe rreth saj”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Më tej, Haziri ka treguar edhe se kush e ka porositur vrasjen e Enver Malokut.

“Kjo vrasje e bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova që për gjithë këto vite mbeti enigmë në vete, por dal nga dal bazuar edhe në deklaratat e personaliteteve politike, sidomos të atyre që vijnë nga i ashtuquajturi ”krah i luftës” dhe disa emra të cilët janë përmendur, del që kjo vrasje është porositur nga elementi majtist i LPK-së, e që udhëhiqte me SHP UÇK-së në hotelin ”Rogner” të Tiranës gjatë kohës së luftës në Kosovë, qendër kjo nga ku janë porositur edhe vrasjet e tjera, siç është ajo e kolonel Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit,etj”, deklaron Haziri.

Duke treguar detaje të reja për vrasjen e Enver Malokut, analisti Haziri është shprehur se shpreson që Gjykata Speciale më në fund ta zbulojë këtë vrasje, e cila tash e 22 vite ka mbetur një enigmë.

“Po ashtu ka dyshime të bazuara pasi përmendën edhe disa emra, se vrasja e Enver Malokut është bërë në bashkëpunim edhe me ish-punëtor apo inspektor shqiptar të shërbimit të sigurimit serb. Pra edhe vrasja e lajmëtarit të lirisë së Kosovës, gazetarit dhe publicistit Enver Maloku, ka qenë vrasje e paramenduar, vrasje politike për ta dobësuar ndikimin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe të njerëzve rreth tij gjatë dhe pas luftës, pasi ”Shtabi i Rognerit” e më vonë e ashtuquajtura Qeveria e Përkohshëm e Hashim Thaçit, tentuan që ta kenë dhe ta mbajnë një lloj monopoli mbi çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Shpresoj shumë që vrasja e gazetarit dhe publicistit Enver Maloku të zbardhët tani nga Gjykata Speciale dhe përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here