Akuzohet nga nipi i tij 8-vjeçar se e ka abuzuar seksualisht, arrestohet në Berat 45-vjeçari nga Prizreni! Raporti mjeko-ligjor konfirmon përdhunimin

0

Është arrestuar sot një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës,pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Shtetasi 45-vjeç B.K, nga Prizreni akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar.

Ka qënë vetë fëmija,që e ka denoncuar në polici dhe raporti i mjekësisë ligjore e ka konfirmuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren,k u nipi 8-vjeç kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.

Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Beratit, pasi Gjykata e Beratit kishte caktuar për të në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.Fëmija 8-vjeç jeton në Berat me babanë dhe nënën,që është martuar prej 10-vjetësh në Berat.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here