Alarmi për salsiçet Wudy/ Mjeku infeksionist: Bakteri prek traktin tretës dhe shkakton dhimbje të forta barku

0

Një seri produktesh të markës “wudi” në tregun shqiptar, nuk duhet të konsumohen pasi rezultojnë me një bakter të rrezikshëm për shëndetin në përmbajtje.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55, një bakter qe përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.

Autoriteti kombëtar i ushqimit sqaron se nuk bëhët fjalë për të gjitha produkte e salciceve vudi por për 5 lloje, ndaj duhet kontrolluar loti dhe data e skandencës, që ka publikuar AKU në njoftimin e saj.

““Bëhet fjalë vetëm për 5 lloje produktesh me lotët të caktuara. 5 lloje produktesh me disa nenlote dhe data skadence”- u shpreh Jeta Deda, Drejtoresha e AKU.

Deda tha gjate një interviste në Top Channel ne emisionin “Shqipëria Live” se çdokush që ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet tek mjeku i familjes.

“Përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, duhet te paraqitet tek mjeku i familjes ai që e ka konsumuar”.

Mjeku infeksionist Gent Stroni shpjegon se ky bakter prek traktin tretës duke shfaqur shenja si dhimbje te forta barku, te vjella dhe temperature.

“Listeria monocytogenes, janë disa tipe listeriesh por kjo është më e përhapura dhe problematikja për shëndetin e njeriut. Jep problematika në traktin tretës, në pjesën e sipërme të zorrëve dhe ndër shenja kryesore ka krampe të forta muskulare pra dhimbje barku, diarre të shpeshte të ujshme dhe mund të japi të vjella të shumta të shoqëruara dhe me temperaturë.

Listeria ka jetëgjatësi në produktet që ruhen në frigorifer, zakonisht mund të jenë produktet e bulmetit por dhe sallamrat, kremvice dhe qëndron deri në temperaturë -3 gradë prandaj është rezistente në pjesën e frigoriferit.

Në rast se produktet që konsumohen do ishin të gatuara mirë, atëherë nuk kemi probleme shumë të madh se nëse kalon në temperatura të larta shkatërrohet”- shprehet mjeku Gent Stroni.

Këto produkte thekson AKU nuk duhet të hidhen por duhet të kthehen pranë subjekteve ku janë blerë, pasi duhet bërë asgjësimi i tyre në mënyrën e duhur.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here