Për një karantinë të ‘shëndetshme’, Alketa Vejsiu gatuan për ndjekësit e saj

0
3

Në rrjetet sociale, padyshim që rekomandimet më të shpeshta për një ‘karantinë të shëndetshme’ janë edhe rekomandimet e ndryshme për receta që mund të gatuani këto ditë, ku lumturinë e gjejmë vetëm brenda mureve të shtëpisë.

Ndër personazhet e njohur që sjellin ide interesante gatimesh është edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu që shquhet për dashurinë e saj për kuzhinën italiane.

Makarona me asparag ka qenë receta e fundit që ajo ka rekomanduar, duke i përgatitur ato vetë, moderatorja e ka ndarë recetën me ndjekësit e saj në Instagram.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here