Amnnesty International: Mbi 20 mijë të mbijetuarve nga dhuna në Bosnje, i mohohet drejtësia

0

Amnesty International ka publikuar një raport, sipas të cilit më shumë se 20.000 të mbijetuarve nga abuzimi seksual gjatë luftës së fundit në Bosnje u mohohet drejtësia.

“Pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyre krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe dëmshpërblimin ligjorë që u takon.

Më shumë se dy dekada pas luftës, dhjetëra mijëra gra në Bosnje po vazhdojnë jetën e tyre të shkatërruar, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare”, ka thënë Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor për Evropën, i Amnesty International, në një përmbledhje të gjetjeve të raportit.

Grupi për të drejtat e njeriut i organizatës, thotë se raporti, që bazohet në hulumtimin dyvjeçar, zbulon se mungesa e një konsensusi politik, ka lënë anash një gjeneratë të tërë të të mbijetuarve nga dhunimet gjatë konfliktit.

Që kur ka filluar gjyqi i krimeve të luftës në Bosnje, në vitin 2004, më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave të dhunës seksuale kanë raportuar rastet në gjykatë.

Në raport thuhet se për të rritur vetëbesimin e të mbijetuarve, Bosnja duhet të forcojë mekanizmat që mbrojnë viktimat dhe të adoptojë programin për viktimat e dhunës seksuale, ku përfshihet kompensimi ndaj tyre. 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here