Anija turke “Azov Concord” niset nga porti i Mariupolit

0

Iniciativa diplomatike e Türkiye-s, për zgjidhjen e problemit me “krizën ushqimore”, e emëruar ndryshe si “diplomacia e vijave të kuqe”, mes Türkiye, Ukrainës dhe Rusisë, ka filluar të jep rezultate.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq u takuan në Moskë për të diskutuar daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase.

Sipas një deklarate të ministrisë, palët diskutuan gjithashtu për qasjet për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi.

“Më 21 qershor në Moskë u zhvilluan negociatat ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Türkiye-s. Palët diskutuan çështjet e daljes së sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportit të grurit nga portet e Ukrainës, si dhe qasjet për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi”, tha ministria.

Sipas ministrisë, delegacionet e Rusisë dhe Türkiye-s theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në një format dypalësh, i cili mundësoi daljen nga porti i Mariupolit, duke përfshirë edhe anijen turke të mallrave “Azov Concord”.

Në deklaratë thuhet se palët arritën një marrëveshje për të vazhduar konsultimet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here