Apple po përgatitet për versionin më të ri të “orës inteligjente”

0
7

Apple po përgatitet për të nxjerrë në treg një version të ri të Apple Watch, që do të tërheqë më shumë atletët.

Sipas Bloomberg, edicioni Explorer, siç është quajtur, do të kishte një kornizë më të qëndrueshme dhe rezistencë shtesë për tu mbajtur në ‘mjediset ekstreme’.

Atë mund ta mbani teksa shkoni për ski, bëni ngjitje malore dhe aktivitete të tjera intensive, duke lejuar që pajisja të konkurrojë me orë inteligjente si Garmin Fenix ​​6, Casio WSD-F30 dhe Samsung Galaxy Watch 3.

Më shumë se 100 milion njerëz në të gjithë botën tashmë kanë një Apple Watch.

Ora e re, e pozicionuar si një alternative dhe jo një zëvendësim për Apple Watch standarde, do të prezantohet më vonë, në 2021 ose 2022./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here