Aromat! Perdorimi i tyre në mjekësi dhe si ndikojnë ato mbi shpirtin, kiminë dhe ndjenjat e njeriut?

0
6

Aromat

Shqisa e aromës është e vetmja shqisë që arrin drejtpërdrejt tek sistemi i ngarkuar me detyrë (sistemi limbik) pa pasur nevojë për asnjë mekanizmëm përcjellës ndihmës dhe pa u kontrolluar nga truri. Sistemi limbik është i ngarkuar me kontrollin e rrahjeve të zemrës, presionin e gjakut, frymëmarrjen, kujtesën, nivelin e stresit dhe ekuilibrin hormonal. Aromat, kujtesa emocionale, hormonet psikologjik dhe fiziologjik, stimulojnë hormonet e prodhimit, rritjes dhe të tiroideve. Në mënyrë natyrale substancat aromatike ose joaromatike që përhapen nga njerëzit, kafshët dhe bimët orientojnë prodhimin dhe komunikimin. 

Këta lëndë delikate të quajtura si feromone (shumica janë hormone seksuale), pasi sekretohen nga një gjallesë shkaktojnë ndryshim sjelljeje tek një gjallesë tjetër nga e njëjta specie, mundësojnë që të realizojnë detyrën e tyre si prodhimi, komunikimi dhe veprimet  tjerë në përputhje me qëllimin e krijimit. Për shembull njoftimi i një femre ndaj meshkujve të të njëjtit lloj se i ka ardhur koha e shumimit, njotimi nga një bletë i vendit të luleve ndaj bletëve të tjera që gjenden kilometra të tërë larg saj, njoftimin e kafshëve migruese ndaj njëra-tjetrës që të mblidhen realizohet me anë të feromoneve. Feromoni është është aq i fuqishëm sa nuk mund të dominohet nga aromat e tjera natyrale në mjedis.

Feromonet e njeriut kontrollojnë procese fiziologjike dhe sjellje sociale ashtu si lëshimi i sekrecioneve të prodhimit, përzgjedhja e bashkëshortit/bashkëshortes, shtatzania, mëmësia, adoleshenca ose plakja. Mundëson përshtatshmërinë shpirtërore mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, aktivizon dhe orienton metabolizmën dhe zhvillimin.

Feromonet sekretohen nga pjesa nën sqetulla, zona pubike, rrethina e thithkave të gjoksit, lëkura mes vrimave të hundës, pjesa mbi buzën e sipërme dhe qimet nën lëkurë, gjenden edhe tek jargët, hunda, urina, jashtëqitja, sekrecionet vaginale dhe në placentë. Feromentet sekretohen më së shumti kur cilado prej ndjenjave (ashtu si ndjenjat seksuale) arrijnë kulmin dhe në momentin e vdekjes.

Para prodhimit të kimikateve aromatikë përfitohej nga parfumet, vajrat esencialë të luleve, nga erëzat dhe nga metalet. Pas zbulimit të feromoneve u forcuan parfumet nga lëkura  e derrit dhe demit, nga placenta dhe nga urina e tyre. Ndërsa sot mjaft lloje të zbuluar të feromoneve prodhohen në mënyrë artificiale me metodën e nanoteknologjisë dhe me metodën rekombinante të ADN-së.

Sa më shumë u kuptuan ndikimet e aromave mbi shpirtin, kiminë dhe ndjenjat e njeriut, aq më shumë është përdorur me qëllim mjekësor, ritual dhe fetar, si rrjedhojë me kalimin e kohës është zgjeruar fusha e përdorimit të tij. Vajrat aromatik të cilët përfitohen me metoda natyrale dhe që emërohen si “vajra esencialë”, përdoren në kurimin e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore ashtu si frika, shqetësimi, stresi dhe depresioni,  për kurimin e dhimbjes së kokës, shqetësimin para ciklit menstrual, ftohtësi seksuale dhe probleme të lëkurës, po ashtu përdoren edhe në lehtësimin e lindjes. Përdorimi i aromave me qëllim kurimi dhe arritja e zgjidhjes së problemeve serioze tregon se sa efektiv janë.

Shumica e njerëzve pandehin se aromat përfitohen ashtu si para shumë vitesh nga lulet ose nga dreri musk (dreri i myshkut), pandehin se janë natyrale dhe të pafajshëm. Mirëpo sot përmbajtja e parfumit në normën %95 formohet nga komponimet aromatike prej nafte dhe qymyri, nga ftalatet dhe është musk sintetik ose artificial. Komponentët kimikë aromatikë bëhen shkas për eufori (entuziazëm të pavend), haluçinacione, marramendje, depresion, dhimbje koke, vertigo (ndjesia e lëvizjes së objekteve kur asnjë lëvizje në të vërtetë nuk ndodh), çrregullimi i ritmit në zemër, hipertension, edemë, kontraksione të ngjashëm me të epilepsisë, ngadalësim në lëvizje, ngrirje, tringëllimë në veshë, çrregullim në shikim, mavijosje në lëkurë dhe në mukozë, po ashtu bëhet shkas për kancerin pasi jep ndikim duke vrarë qelizat e gjakut. Këta kimikate janë lëndë mutagjene, toksike dhe kancerogjene psikotropike.

Aromat sintetike

Aromat sintetike, “aromat identike me ata natyrore” që japin çdo lloj arome dhe shije përdoren në produktet e qumështit, produktet e mishit, tek mjalti, kafeja, nargjileja dhe produktet e duhanit, tek kërpudha, erëzat, frutat dhe perimet, tek produktet e kujdesit trupor, detergjentet, zbutësit, produktet për kujdesin e të sëmurëve, lodrat, aksesorët, nanopëlhurat, Kur’ani, tespitë, në prodhimin e sexhadeve, në kurim, nëpër xhami, nëpër spitale, nëpër shkolla, në qendrat tregtare, nëpër mjete, thuajse kudo. Këta aroma janë 200-2000 herë më të fuqishme se sa aromat natyrale. Teksa aromat natyrale e humbasin ndikimin në një kohë të shkurtër, dendësia e aromave sintetike nuk pakësohet me kohën, e vijon ndikimin për javë, madje për vite të tërë dhe mund të zhduket vetëm në 260 gradë. Në parfumet që hidhen mbi rroba ose në detergjentet aromatikë situata është më e rrezikshme sepse nxjerrja e kimikateve që gjenden brenda aromave, sado që lahen disa herë nuk është e mundur të hiqen.

Sipas një studimi që Greenpeace realizoi mbi 25 produkte aromatikë “esteri ftalat dhe misku sintetik” janë vetëm dy prej kimikateve të helmuar që janë konstatuar brenda parfumeve dhe çdo produkt përhap përreth minimalisht 17 kimikate të helmuar. Brenda produkteve të analizuar gjenden parfumet (duke përfshirë edhe esencat joaromatike), aromatizuesit e dhomave, aromat e makinave, detergjentet, zbutësit, locionet, produktet për kujdesin trupor dhe shampot.

Aromat sintetike, me anë të kimikateve neurotoksike, nxisin sëmundje neurologjike si harresa, dhimbja e kokës, marramendja, konfuzioni dhe humbja e kujtesës, po ashtu nxit dhe shqetësime shpirtërore si brengosja, depresioni, sulm paniku, shpërqendrim, çrregullim i ndjenjave dhe i sjelljeve. Bëhen shkas për alergji si astma dhe sinoziti, për dëmtime në veshkë, zemër, mëlçi, mushkëri dhe në sistemin e imunitetit, për çrregullimin e ADN-së së vezoreve dhe spermave, për fertilitet, dëmtime në lindje dhe humbje të fetusit, për diabet, hipertiroide ose hipotiroide, për kancerin e gjoksit dhe të prostatës, për prishjen e trashësisë së spermës, për disekuilibër në hormonet seksualë dhe lidhur me këta bëhet shkas për homoseksualizmin dhe për mos marrjen e qumështit të nënës nga shumë fëmijë pasi përzihet me qumështin.

Nga 10 prej fëmijëve të të gjithë atyre që përdorin këta produkte me kimikate aromatike, në urinën e 7 prej tyre konstatohen shenjat e këtyre produkteve. Bëhen shkas për ngushtimin e vaginës së fetusit të femrës në barkun e nënës, për mos zhvillimin e penisit dhe të testikujve në fetusin e mashkullit, për shfaqjen e sjelljeve të meshkujve si femra.

Për shkak se komponentë të ngjashëm me estrogjenin japin ndikimin e komponentëve të ngjashëm me testesteronin tek meshkujt dhe ndikimin e feromonit tek hipotalamusi i femrave, ndaj këtyre produkteve formohet një varësi e fuqishme dhe kjo bëhet shkas për pakësimin e tërheqjes nga gjinia e kundërt.

Bashkë me kuptimin e dëmit të aromave sintetike, disa parfume dhe kozmetika hidhen në treg me emërtimin “organik” ose “natyral”, mirëpo në shumicën e këtyre produkteve gjendet veçse %1-2 e esencave të luleve natyrale.

Pasi u konstatua se aromat sintetike shkakton dëm mbi shëndetin fizik dhe mendor, në Europë dhe në Amerikë janë nisur mjaft fushata kundër përdorimit të pakontrolluar të tyre. Për të penguar marrjen mbi vete të dëmeve të aromave, në formë pasive, ashtu si zonat ku nuk lejohet pirja e cigareve, vazhdojnë punimet për të realizuar fusha ku nuk përdoren parfume. Si rrjedhojë është ndaluar përdorimi i parfumeve dhe produkteve aromatike nëpër shkolla, vendet e punë dhe në vende të mbyllur.

Aromat natyrale japin ndikim mbi ekuilibrin hormonal, ekuilibrin mendor, prodhimin e proteinave dhe energjisë aq sa e lejon sistemi i imunitetit. Ndërsa ndikimi 200 herë më i shumë i fuqishëm i aromave sintetike, duke krijuar presion mbi sistemin e imunitetit, pushton prodhimin e energjisë, aktivitetin shpirtëror dhe mendor, proceset e formësimit të sjelljeve ashtu si ushtarët armiq.

Le të kujtojmë ata që ka thënë Muhammedi (s.a.s.) në lidhje me aromat:

“Disa aroma tërheqin melekët, largojnë shpirtrat e këqinj, ndërsa disa aroma tërheqin shpirtrat e këqinj, largojnë melekët.” (Nëse nëpër xhami, tyrbe, shkolla dhe shtëpitë tona gjenden aroma që tërheqin shpirtrat e këqinj, ç’do të ndodhë me melekët tanë? Si është situata e atij që janë larë me detergjente aromatikë artificialë dhe me zbutës, që përdorin sexhade me aromë, shami me aromë dhe tespihe me aromë në namaz? Si është situata e të vdekurve, të cilët lahen me sapune aromatik, mbi qefinin e të cilëve vendoset kamfur ose misk artificial?)

“Pas marrëdhënieve seksuale merrni gusul, uji të arrijë në rrëzë të çdo qimeje, pasi lënda e epshit del nga rrëza e çdo qimeje.” (Po nëse vendosim në trup hormone seksuale si produkte rekombinante të ADN-së (feromonet), parfume, shampo, sapun të lëngshëm etj. ç’do të ndodhë me abdestin dhe guslin?)

“Kur njeriu ndërron jetë, shpirti del nga rrëza e çdo qimeje.” (Ç’do të ndodhë me prodhimin e feromonit pasi rrënjët e qimeve janë shkatërruar me anë të heqjes së qimeve me lazer dhe si do të largohet shpirti nga trupi?)

Përgatiti: Florida Kulla

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here