Arrestohet 60-vjeçarja, mbante në shtëpi 130 mace

0

Francë, në banesën prej 25 metra katrorë ka ruajtur 130 mace

Policia franceze ka arrestuar një banore 60 vjeçare të Parisit, pasi është konstatuar se në një banesë të vogël prej vetëm 25 metra katrorë, ka ruajtur 130 mace.

Siç njoftoi radioja franceze Europa1, 130 macet u gjetën në një banesë të vogël 25 metra katrorë në lagjen Montparnasse, të Parisit.

Njëri nga banorët e kësaj lagjeje kishte thirrur policinë, pasi kishte vërejtur se një mace e vogël është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes, policia zbuloi se në banesën e lartpërmendur jeton një 60 vjeçare bashkë me 130 mace. Policia njoftoi se banesa kundërmonte, në dysheme kishte shumë jashtëqitje të maceve, ndërkohë që mungonin produktet ushqimore.

Policia tha se bëhet fjalë për një person me probleme psikike, dhe se e njëjta është dërguar në repartin psikiatrik të spitalit Sainte-Anne.

Muajin e kaluar policia franceze zbuloi në qytetin Montereau 70 mace në një apartament prej 50 metra katrorë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here