Arrin në 44 numri i të sëmurëve me COVID-19, identifikohen dy të tjerë

0
4

Exit News ka mësuar se dy pacientë të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19, sot pasdite, duke e çuar numrin total të të infektuarve më Shqipëri në 44.

Të dy personat janë pacientë që ishin shtruar në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Senatorium) në Tiranë dhe janë transportuar menjëherë në spitalin infektiv të QSUT-së.

Të dy kanë qenë në të njejtën dhomë me një të infektuar të diagnostikuar dje, i cili gjithashtu është dërguar menjëherë në spitalin infektiv.

Gjendja e të treve është e stabilizuar, pavarësisht se të tre kanë faktorë të tjerë sëmundjeje.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik bëri publik tre raste të tjera infeksioni në Sanatorium. Një 66 vjeçar nga Lushnja ishte shtruar para dy javësh me probleme të rënda të funksionimit të veshkave.  Gjatë shtrimit ai zhvilloi probleme të frymëmarjes, prandaj u testua për koronavirus. Pas diagnostiikimit ai u dërgua mbrëmë në spitalin infektiv të QSUT-së, ku ndodhet në gjendje kritike, nën terapi intensive.

Është e paqartë nëse personi ka ardhur me infeksion të mbartur apo eshtë infektuar gjatë qendrimit në Sanatorium. Një hipotezë e pavertetuar është se ai mund të jetë infektuar nga një i afërm që jeton në Itali, i cili e ka vizituar disa ditë më parë në spital.

Pas identifikimit të tij, janë testuar menjëherë mjekët që kanë qenë në kontakt me të dhe janë zbuluar dy mjekë të infektuar, njëri prej të cilëve mendohet se e ka marrë infeksionin direkt nga 66-vjeçari, ndërkohë është e paqartë rruga e infektimit të tjetrit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here