Art dhe kulturë/ Festivali Ndërkombëtar i Xhazit mbledh në Tiranë artistë nga e gjithë bota(FOTOGALERI)

0
2

Mbahet në Tiranë edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar i Xhazit “Jazz in Aalbania”. Ky organizim mblodhi artistë të shumtë nga e gjithë bota.

Në sallën e koncerteve performuan emra të njohur si “Tonin Harapi” dhe grupi “Tanini Trio”.

Falë mbështetjes së institutit Yunus Emre u bë e mundur ardhja e grupit “Tanini Trio”.

Të pranishëm gjatë interpretimit të artistëve turq Tahir Aydoğdu, Bilgin Canaz dhe Burçin Büke, ishin zëvendësambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, drejtori i Institutit “Yunus Emre” Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, artistë dhe studentë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunimit të institucioneve të tjera kulturore morën pjesë edhe grupe të tjera nga Shqipëria, Turqia, Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Serbia dhe Japonia.

Ekspozitë për pullat postare turke

Ndërkohë sot në qytetin e Shkodrës u cel ekspozita me pullat postare turke. Tema e kësaj ekspozite ishte “Pullat postare, pasuria që ndriçon historinë tonë”, në kuadër të 9 Tetorit, Ditës Botërore të Postës”. Në hapje të ceremonisë ishin drejtues të Institutit “Yunus Emre” Shkodër, pedagogë, studentë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave, qytetarë dhe të pasionuar të pullave postare.

Zafer Kıyıcı, drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, u shpreh se pullat postare janë historia e një kombi. Ai tha: “Përdorimi i pullave postare daton në vitet 1860. Vendi ynë ka një kulturë shumë të pasur për sa u përket pullave postare. Sot do t’i shohim bashkërisht një pjesë të tyre të cilat pasqyrojnë pasurinë kulturore të vendit tonë”.

Rëndësia e këtyrë aktiviteteve të cilat kanë qenë nën kujdesin e institutit kulturor “Yunus Emre” ka vlere vërtet te pacmueshme pasi në qendër të tyre është njohja me artin dhe kulturën, dy elementë edukues për një vend.

Frekuenca.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here