Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri konfirmoi vitin që lamë pas lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.

 

E pyetur rreth kësaj, Anxhela ka deklaruar se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira. Këngëtarja ka thënë se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.

 

E ftuar ditën e sotme në “S’e Luan Topi” Anxhela e vendosur në një ‘lojë’ nga moderatorja, pranoi se partneri i saj i ngjan aktorit George Clooney.

 

Ajo ka preferuar që lidhjen e saj ta mbajë private pasi nuk dëshiron “kurrsesi që ta bëjë publike”.

 

“Është vetëm i imi”, thotë këngëtarja me shaka.

 

Gjatë intervistës ajo u pyet nëse është martuar në fshehtësi, por Anxhela Peristeri la të nënkuptohet se se jo, duke theksuar se beson vetëm tek bashkëjetesa dhe dashuria e vërtetë.