Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ku aktualisht është duke u protestuar nga banorët.

 

Ai ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë.

 

Sipas mediave serbe, presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandër Vuçiç kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.

 

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka konfirmuar se Vuçiç ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake dhe ka shtuar se situata në Kosovë dhe Metohi është dramatike.

 

“Gjithçka që presidenti Vuçiç paralajmëroi me ditë dhe javë se Prishtina po nxiton më tej në përshkallëzimin dhe kryerjen e terrorit kundër komunitetit serb, kryesisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe ndërmjetësuesve në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, për fat të keq doli të jetë e vërtetë”, tha Vuçeviç për TV Pink