Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme, në Shkodër, ka rënë në prangat e policisë.

 

48-vjeçari ishte organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në këmbim të parave.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, A. Gj., 48 vjeç, banues në Lushnjë”-njofton policia.

 

48-vjeçari auzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Ky shtetas dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.