Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas pasi kanë thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan në flagrancë  Romario Çuko., 29 vjeç dhe Mario Çuka, 41 vjeç, pasi janë kapur jashtë banesës duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë  Romario Çuko., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

 

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Mario Çukaj.., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.