Ushtria ruse ka kryer sulm ajror ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev dhe se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar në ajër mbi 40 objektivë.

Në një deklaratë nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit thuhet se ushtria ruse ka kryer sërish sulm ajror kundër Kievit.

 

Në orët e para të mëngjesit forcat ruse lëshuan raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) drejt Kievit, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se vetëm në muajin maj janë kryer 15 herë sulme ajrore ndaj kryeqytetit.

 

Më tej në deklaratë shtohet se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës identifikuan dhe shkatërruan në ajër mbi 40 objektivë me të cilët u krye sulmi ndaj Kievit.

 

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, njoftoi se janë shkaktuar dëme pasi disa pjesë (fragmente) të raketave të shkatërruara në ajër goditën në lagje të ndryshme infrastrukturën civile./AA