Policia ke Krujës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili kishte përshtatur një lokal për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit me makineta dhe kompjutera. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. P., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. N., 52 vjeç dhe u sekuestruan 4 makineta dhe 1 kompjuter.

 

 

 

Në Tiranë, u arrestua shtetasi K. C., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në Shkodër, në një lokal, u kap në flagrancë shtetasi Sh. V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit. Kontrollet vijojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.