Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Rinas.

Sipas policisë, si rezultat i intervistimeve të thelluara dhe verifikimeve të kryera, në bashkëpunim me DVP Tiranë e Elbasan, janë evidentuar e ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Kështu, është vënë në pranga K. Ç. (C)., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh.

33-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

 

Sakaq është arrestuar edhe Sali Allushi, 59 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.