Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë, pasi ra aksidentalisht nga pallati ku po punonte.

 

Uniformat blu bëjnë me se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në Sarandë, ku shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

 

Si pasojë e dëmtimeve të marra 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha policia.

 

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.