Protestuesit serbë janë grumbulluar sërish në mërkurën në  Zveçan, teksa raportohet se janë më të shumtë në numër se një ditë më parë.

 

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë, shkruan REL.

 

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

 

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.