Pasi realizoi golin e tij të parë zyrtar me fanelën e Al Nasri, Kristiano Ronaldo po fillon të programojë të ardhmen e tij. Për kampionin portugez, që pikërisht sot mbush 38-vjeç, është gjithmonë e më afër tërheqja nga futbolli i luajtur.

Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, CR7 duhet të luajë akoma edhe dy sezone me fanelën e skuadrës arabe. Në atë pikë, pasi të arrijë në moshën 40-vjeç, mund të vendosë t’i “varë këpucët në gozhdë”. Për këtë ka folur edhe në intervistën e dhënë me Pirs Morgan, që ka çuar te ndarja me Mançester Junajtid:

“Mendoj se mosha 40-vjeç është ajo e duhura, por nuk e di akoma se çfarë më pret në të ardhmen. Mund të bësh plane sa të duash, por jeta është aq dinamike, sa nuk mund ta dish asnjëherë se çfarë do të ndodhë apo çfarë të pret. Do të doja të luaja akoma 2-3 vite në maksimum”, ka thënë CR7.

Në Arabi apo në Europë? Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të kuptuar mendimet e CR7, i cili duket se ka filluar të mendojë tani edhe për një kthim të bujshëm në Europë.